• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ideja për hapjen e qendrave të rehabilitimit të ushtarëve ukrainas parimisht e pranuar, nevojitet përpunim i detajeve, thonë nga Kabineti i Pendarovskit

Ideja për hapjen e qendrave të rehabilitimit të ushtarëve ukrainas parimisht e pranuar, nevojitet përpunim i detajeve, thonë nga Kabineti i Pendarovskit

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Ideja për mbyllje të qendrave për rehabilitim të ushtarëve të plagosur dhe të lënduar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, parimisht është i pranueshëm për ne, por nevojitet  përpunim konkret i detajeve që do të jetë në kompetencë të qeverive nga vendet që do të marrin pjesëmarrje në prkgram, thonë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Në pyetjen nga MIA nëse ka arritur kërkesë zyrtare dhe nëse kjo çështje është biseduar në seancën e Këshiullit për siguri nacionale, për atë se çfarë do të ishin implikimet për siguri kombëtare, nga Kabineti i presidentit informuan se bëhet bfjalë për propozim fillestar nga ana e kryeministrit të Kroacisë dhe presidentit të Malit të Zi, duke pasur parasysh atë që këto dy shtete tashmë kanë përvojë dhe kapacutete për rehabilitimin e veprimeve luftarake në vitet e 90-ta.      

“Ideja në parim është e pranueshme për ne, ndërsa kërkohet shtjellim specifik i detajeve, për të cilat do të jenë qeveritë e vendeve që do të shprehin pëlqimin për pjesëmarrje në këtë program”, thuhet në përgjigjen nga Kabineti i Pendarovskit.

Ideja e shteteve të Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, për të ndihmuar në rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve nga zonat e luftës në Ukrainë, siç njoftoi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, është diskutuar në takimet me presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Stevo Pendarovski dhe Jakov Milatoviq, në samitin Ukrainë - Evropë Juglindore të mbajtur në Tiranë më 28 shkurt.

Në njoftimin e Zelenskit, pas takimit me Pendarovskin, thuhet se ai e ka njoftuar presidentin Pendarovski për gjendjen aktuale në fushën e betejës dhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen politike dhe qëndrimin e qartë. për të ardhmen e Ukrainës në NATO.

"E kam theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e formulës për paqe dhe përgatitjes për Samitin e parë global për paqe në Zvicër. Vëmendje e veçantë i kemi përkushtuar mundësisë për formimin e qendrës për rehabilitim për ushtarët e plagosur ukrainas dhe fëmijët ukrainas me ndihmën e shteteve ballkanike", thuhet në publikimin e Zelenskit në X.

Kroacia në vitin 2023, me vendim të Qeverisë ka pranuar ukrainas të plagosur dhe është përkujdesur për ta në institucionet e tyre shëndetësore. mb/

Foto: MIA/Kabineti i presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR