• e shtunë, 23 nëntor 2024

ICJ: Izraeli të ndërpresë okupimin në territoret palestineze

ICJ: Izraeli të ndërpresë okupimin në territoret palestineze

Hagë, 19 korrik 2024 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) sot ka lëshuar mendim këshillëdhënës në të cilën thuhet se politika e Izraelit në territorin palestinez paraqet anektim të pjesës së madhe të këtyre territoreve, si dhe se shkel të drejtën palestineze për vetëvendosje.

Izraelit i është thënë të ndërpresë praninë e saj në territoret e pushtuara sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe të ndalojë të gjitha aktivitetet në vendbanimet e saj në ato zona.

ICJ-ja potencoi se është e nevojshme që Izraeli të paguajë dëmin e shkaktuar nga okupimi i territoreve palestineze. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR