• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ibrahimoviq: Unë jam e shkuara, e tashmja por dhe e ardhmja e reprezentacionit të Suedisë

Ibrahimoviq: Unë jam e shkuara, e tashmja por dhe e ardhmja e reprezentacionit të Suedisë

Stokholm, 21 mars 2023 (MIA) - Suedia sot e ka pritur kthimin e 42 vjeçarit Zllatan Ibrahimoviq në ekipin kombëtar para ndeshjeve kualifikuese për EURO 2024, ndërsa sulmuesi i Milanit, u deklarua si e kaluar, e tashme, por edhe e adhme e reprezentacionit suedez. 

Ibrahimoviq kohëve të fundit u kthye në fushë pas pauzës prej 14 muajve për shkak të lëndimit të gjurit dhe realizoi penalti për Milanin kundër Udinezes me çka mbeti lojtari më i vjetër i cili ka shënuar gol në historinë e Seria A. 

Para tij tani është ndeshja e Suedisë kundër Belgjikës të premten në Stokholm në raundin e hapjes së eurokualifikimeve. 

“Përderisa ndjehem mirë dhe përderisa nga seleksionuesi jam i përzgjedhur, do t'i ndihmoj atij, ekipit dhe vendit që të japin gjithçka nga vetja. Për këtë mendoj se në këto vite të mia nuk mund të mendoni për të ardhmen, mendoni për të tashmen - madje edhe kur unë jam e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja“, u deklarua Ibrahimoviq me buzqeshje ironike para gazetarëve suedezë. 

Me 62 gola dhe 121 ndeshje Ibrahimoviq është golashënuesi më i mirë në historinë e Suedisë, por golin e fundit me fanellën e reprezentacionit e ka shënuar në nëntor të vititi 2015. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR