• e mërkurë, 27 nëntor 2024

I rremë është alarmi për gjoja mjet shpërthyes të vendosur në një shkollë në Shkup

I rremë është alarmi për gjoja mjet shpërthyes  të vendosur në një shkollë në Shkup
Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me alarmin që është pranuar sot pasdite nga një shkollë e Shkupit se në një adresë emaili është pranuar mesazh me kërcënim për gjoja një mjet shpërthyes të vendosur dhe është konstatuar se ishte një raport i rremë.
 
“Menjëherë pas alarmit janë marrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë”, thuhet në kumtesën e MPB-së. 
 
Nga atje, paraprakisht kanë informuar për alarme gjoja të vendosura mjete shpërthyese në 18 shkolla në Shkup dhe në një në Prilep, për të cilat pas kontrolleve është konstatuar se janë raporte të rreme.

Ditët e kaluara çdo ditë ka raportime të reja për bomba nëpër shkolla.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri me dije dje se drejtorëve të shkollave u është dërguar një letër për të vazhduar mësimin onlajn kur marrin kërcënime për mjete shpërthyese të vendosura. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR