• e hënë, 19 janar 2026

I riu Stiven Ivanovski midis të vdekurve në zjarrin në Kran Montana

I riu Stiven Ivanovski midis të vdekurve në zjarrin në Kran Montana

 Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - I riu Stiven Ivanovski, i cili u zhduk në zjarrin në Kran-Montana, është gjetur i vdekur. Trupi i tij është identifikuar në bazë të analizës së ADN-së.

 Informacionin për MIA-n e konfirmuan edhe nga Qeveria e Maqedonisë.

"Ka një konfirmim nga Bern, trupi është identifikuar. Fatkeqësisht, bëhet fjalë për një person të vdekur. Një anëtar i familjes e konfirmoi këtë sipas ADN-së. Shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona të thella", thonë nga Qeveria.

 Ivanovski u raportua i zhdukur pas zjarrit në diskotekën Kran-Montana, ndërsa familja e tij përmes rrjeteve sociale kërkoi ndihmë për ta gjetur atë.

 Në zjarrin, sipas mediave zvicerane, humbën jetën 40 persona, ndërsa mbi 100 janë lënduar.

Edhe Maqedonia  ofroi ndihmë në trajtimin e të lnduarve në zjarr.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR