• e martë, 26 nëntor 2024

I ftohti deri diku i dobishëm për shëndetin e njeriut

I ftohti deri diku i dobishëm për shëndetin e njeriut

Los Anxhelos, 9 janar 2024 (MIA) - Përveç rreziqeve të zakonshme, i ftohti është disi më i mirë dhe i dobishëm për shëndetin e njeriut - natyrisht, në ekspozim të matur. Më posht janë disa nga përfitimet që trupi dhe mendja marrin nga temperaturat e ftohta.

Truri punon më mirë

Vendimet kryesore merren "me kokë të ftohtë" , thotë një thënie. Por, dhe sipas ekspertëve, në temperatura më të larta njerëzit shumë më rrallë marrin vendime më të mëdha, më komplekse dhe më të rëndësishme. Koha e nxehtë harxhon më shpejtë rezervat e glukozës dhe pasi trupi përdor glukozën në procese mendore, mungesa ndikon në aftësinë e një personi për të marrë vendime.

Më shumë energji

Shëtitja në kohë të ftohtë  e mbush njeriun me energji dhe ajo zgjat me orë pas kthimit të ët nxehtit. I ftofti inkurajon energji, por nuk duhet kohë e gjatë të jetë i eksponuar në të ftohtë.

Frymëmarrje më e mirë

Për shkak ajrit të pastër, dimëror në disa zona, më mirë merret frymë, tregojnë ekspertët. Freskia dhe ajri i pastërt është ideal për të kaluar kohën në natyrë, shëtitje të gjata dhe frymëmarrje të thellë.

I ftohti ngadalëson ndezjet dhe largon inkeksionet

Ndezja e muskujve shpesh lehtësohet duke aplikuar akull në zonën e ënjtjes ose dhimbjes. Dhe temperaturat e ulëta të ajrit kanë të njëjtin efekt. Sportistët, për shembull, përdorin të ashtuquajturat krioterapia, ose terapi me akull, që nënkupton ekspozimin ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, kur trajtoni inflamacionin dhe lëndimet. Të qenit jashtë e bën një person më rezistent për shkak të numrit të qelizave që luftojnë infeksionet.

Gjum më i mirë

Njerzitë të cilët vuajnë nga pagjumësia, shpesh kanë një temperaturë më të lartë të trupit, për atë gjumi në një dhomë pak të ftohtë - në temperaturë perfekte prej 16 deri 20 gradë Celsius, do t'i ndihmojë ata që kanë gjumë më të parahatshëm. rq/bsh/

Foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR