• e mërkurë, 27 nëntor 2024

I dërguari i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç për vizitë në vend

I dërguari i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç për vizitë në vend

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) -   I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, lord Stjuard Piç nga sot deri të mërkurën do të qëndrojë për vizitë  në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur Ambasada britanike në Shkup. 

Gjatë qëndrimit në Shkup, Piçi do të takohet me presidentin Stevo Pendarovskin, kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin. 

Siç theksohet në kumtesë, janë planifikuar  takime edhe me bashkëbisedues kryesor dhe organizata civile, ndërsa gjatë qëndrimit Piçi do të vizitojë edhe monumentet kulturore lokale. 

Qëllimi i vizitës është të riafirmojë përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, të  jepet mbështje për reformat dhe të  përforcohet stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksojnë nga Ambasada britanike. 

 Në kumtesë shtohet se sivjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut festojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

"Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i ngushtë i Maqedonisë së Veriut dhe aleat i fortë në NATO", thekson Ambasada britanike. ar/

 Foto: Ambasada Britanie në Maqedoninë e Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR