I akuzuari për sulmin ndaj Arsovskës nuk ndihet fajtor, ka filluar procedura e dëshmive
- Në seancën kryesore të sotme para Gjykatës Themelore Penale në Shkup i akuzuari Sulejman Lamallari deklaroi se nuk ndihet fajtor për sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
- Post By Fami Bajrami
- 12:06, 29 korrik, 2025
Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Në seancën kryesore të sotme para Gjykatës Themelore Penale në Shkup i akuzuari Sulejman Lamallari deklaroi se nuk ndihet fajtor për sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Lamallari, ish punonjës i NP “Parqe dhe gjelbërim” akuzohet se ka kryer dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Incidenti ndodhi më 11 korrik 2025, kur Arsovska ka qenë në terren me zyrtarë të autorizuar pas denoncimit për ndërtim të pa leje.
Sipas aktakuzës, Lamallari ka arrit me një trotinet elektrik dhe e ka sulmuar atë fizikisht dhe verbalisht, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i drejtuar kërcënime serioze.
"Derisa kryetarja e komunës së bashku me zyrtarë të autorizuar ka qenë një lokacion pas një raportimi të mëparshëm nga qytetarët në lidhje me ndërtimet pa leje dhe lidhje të paautorizuara të rrjeteve të ujit dhe energjisë elektrike në një objekt, i akuzuari ka arrit me një trotinet elektrik dhe i është afruar asaj në mënyrë kërcënuese. Pastaj e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur në fytyrë dhe krah dhe më pastaj me këmbë në pjesën e majtë të këmbës. Pasi policët e uniformuar reaguan për ta ndaluar atë, ai ka vazhduar ta fyejë dhe kërcënojë verbalisht", shpjegon prokurori Aleksandar Davçevski.
Siç shtoi ajo i akuzuari e ka kërcënuar me fjalë nënçmuese drejtuar asaj dhe familjes së saj.
Mbrojtja më pas propozoi paraqitjen e një sërë provash, duke përfshirë edhe konfirmimin nga MPB - Bit Pazar në lidhje me ngjarjen, dëshmitarët përfshirë edhe nëpunësit e policisë të pranishëm në ngjarje dhe Selajdin Laçi, person i dyshuar fillimisht në të njëjtën procedurë si dhe marrjen në pyetje të ekspertëve.
"Propozojmë që të jepet dëshmia nga MPB e RMV Bit Pazar për ngjarjen e datës 11.7.2025 për të cilën është ndaluar personi Sulejman Lamallari, tani i akuzuar i cili gjithashtu ka pësuar lëndime trupore, por sipas informacioneve tona, kemi njohuri se kundër të dyshuarit si palë e dëmtuar është iniciuar procedurë kundërvajtëse për sulm fizik, ndërsa për të dëmtuarin është iniciuar procedurë për vepër penale dhunë", tha avokatja Ivanka Jakimovska.
Avokatja Jakimovska kërkoi që gjykata në rrugë zyrtare të sigurojë dokumentin e nevojshëm nga MPB për të cilin mbrojtja ende nuk ka marrë përgjigje.
Gjithashtu kërkoi që provat materiale të paraqitura nga pala e dëmtuar, përfshirë fotografitë dhe videot të mos pranohen duke konsideruar se nuk janë marrë në mënyrë ligjore.
Gjyqtarja në procedurë është Biljana Kocevska.
Foto: MIA