• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hyri në fuqi Rregullativa për digjitalizim të shërbimeve publike në BE

Hyri në fuqi Rregullativa për digjitalizim të shërbimeve publike në BE

Bruksel, 11 prill 2024 (MIA) - Në BE sot hyri në fuqi Ligji për Evropë interoperabile, i cili ka për qëllim ta lehtësojë klmbimin tejkufitar të të dhënave, ta përshpejtojë transformimin digjital të sektorit publik dhe të mundësojë qasje më të mirë drejt shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset në Union.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Rregullativa ligjore është me rëndësi thelbësore për arritje të qëllimeve të konstatuara me programin "Dekada digjitale e BE-së", i cili parasheh të gjitha shërbimet publike kyçe në Union të jenë të kapshme onlajn deri në vitin 2030 dhe duhet të mundësojë një treg funksional të vetëm digjital dhe implementim më efektiv të karakteristikave digjitale të politikave publike, nga drejtësia, përmes shëndetësisë, e deri tek transporti.

Sipas KE-së, dobi më të madhe nga rregulaltiva e re do të kenë qytetarët, bizneset dhe administrata publike gjatë shfrytëzimit të shërbimevee digjitale publike të ndërsjellta të cilat kërkojnë këmbim tejkufitar të të dhënave, të cilat përfshijnë njohje të ndërsjelltë të diplomave akademike apo kualifikimeve profesionale, qasje drejt të dhënave për sigurim social dhe mbrojtje shëndetësore, si dhe këmbim të informatave për sigurinë e rrugëve dhe për taksat, doganat, paraqitjet e tenderëve publik, lejeve digjitale të vozitjes apo regjistrave komercial.

Vlerësohet se falë zbatimit të këtij Ligji, kursimet vjetore do të arrijnë deri pesë miliardë euro.

Implementimi i Ligjit për Evropë interoperabile do të financohet përmes programit për Evropë digjitale (DIGITAL).

Në pajtim me dispozitat e Rregullativës, pjesa më e madhe e tyre do të fillojnë të zbatohen në afat prej tre muajve nga data e hyrjes në fuqi. Plotësisht, vendet anëtare duhet të emërojnë organe kompetente nacionale për këtë çështje më të voni deri në janar të vitit 2025. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR