• e hënë, 01 korrik 2024

Huthët do të ndalojë sulmet e tyre në Detin e Kuq kur Izraeli të ndalojë sulmet dhe rrethimin e tij në Gazë

Huthët do të ndalojë sulmet e tyre në Detin e Kuq kur Izraeli të ndalojë sulmet dhe rrethimin e tij në Gazë

Sana, 27 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i rebelëve të Huthëve jemenas, Mohamed Abdulsalam, sot deklaroi se operacionet e grupit kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq do të ndalen vetëm kur Izraeli të ndalojë sulmet dhe të heqë rrethimin e Rripit të Gazës.

Abdulsalam për mediat britanike deklaroi se Huthët do t'i rishqyrtojë sulmet sapo Izraeli të heqë rrethimin dhe të lejojë ndihmat humanitare të hyjnë lirisht në Rripin e Gazës.

Huthët që nga nëntori i kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, siç thonë ata, në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës, duke bërë që BE-ja të dërgojë misionin e saj në zonë.

Është paralajmëruar se misioni do të ketë karakter mbrojtës. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR