• e premte, 05 dhjetor 2025

Huthët dënuan 17 persona me vdekje për spiunazh

Huthët dënuan 17 persona me vdekje për spiunazh

Sana, 22 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata e kryengritësve huthë të Jemenit dënoi dje me vdekje 17 persona për spiunazh në favor të vendeve armike të Jemenit - Arabinë Saudite, Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Izraelin, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025.

Sipas mediave jemenase, të dënuarit, të cilët do të ekzekutohen me pushkatim, "u dhanë armiqve informacione për dhjetëra lokacione që lidheshin me përfaqësues shtetërorë, lëvizjet e tyre dhe të dhëna inteligjence mbi raketat, lokacionet e lëshimit dhe magazinimit të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë ndihmuan në rekrutimin e disa qytetarëve".

Kryengritësit pro-iranianë kanë kontrolluar pjesën më të madhe të Jemenit që nga viti 2014. Ata kanë krijuar institucionet e tyre në kryeqytetin jemenas, ndërsa autoritetet jemenase të njohura ndërkombëtarisht i kanë dëbuar në Aden.

Që nga tetori i vitit 2023, kur filloi lufta në Rripin e Gazës, Huthët kanë lëshuar raketa dhe dronë drejt objektivave në Izrael dhe kanë sulmuar më shumë se 100 anije në Detin e Kuq dhe atë Arabik, në ngushticën Bab-el-Mandeb dhe në Gjirin e Adenit, në një shenjë mbështetjeje për palestinezët. Në përgjigje të sulmeve, Izraeli ka sulmuar vazhdimisht objektiva në zonat e Jemenit të kontrolluara nga Huthët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR