• e martë, 28 janar 2025

Husanovi nuk duhej të kishte luajtur kundër Çellsit, nuk është ende gati për këtë nivel: Guardiola pranon gabimin

Husanovi nuk duhej të kishte luajtur kundër Çellsit, nuk është ende gati për këtë nivel: Guardiola pranon gabimin

Mançester, 27 janar 2025 (MIA) - Abdukodir Husanov sapo e veshi fanellën e Mançester Sitit, por në ndeshjen kundër Çellsit "hodhi veten në zjarr", ndërsa trajneri i kampionit anglez, Pep Guardiola tha se ka gabuar që ka marrë një vendim të tillë.

I riu nga Uzbekistani nuk dha gjithçka nga vetja, ai ishte fajtori për golin e parë të skuadrës londineze, por eksperti spanjoll fajin ia hodhi vetes.

"Jo, Husanov nuk duhej të ishte në fushë. Ky ishte gabimi im. Ai sapo ka ardhur në klub, ende nuk i ka takuar shokët e skuadrës, nuk e ka ndjerë se çfarë do të thotë fanella e Mançester Sitit dhe iu dha shansi të luajë në një derbi të madh të Premier ligës kundër Çellsit. Kjo ishte shumë për të”, ka thënë Guardiola.

Edhe pse u mendua se këto fjalë i drejtoheshin debutuesit, trajneri spanjoll thekson se nuk është kështu dhe se i vetmi fajtor në këtë situatë është ai.

"Ai nuk është i përgatitur për këtë nivel dhe me të vërtetë mendoj se kam gabuar që e kam futur në ekip. Por kjo nuk është kritikë ndaj tij, por ekskluzivisht ndaj meje. Ai punon shumë, ka cilësi që me siguri do t’i dëshmoj dhe për këtë ka ardhur te Mançester Siti”, shton katalunasi.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR