• e premte, 05 dhjetor 2025

Hungaria e respekton sovranitetin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, deklaroi ministri Sijarto

Hungaria e respekton sovranitetin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, deklaroi ministri Sijarto

Budapest, 5 gusht 2025 (MIA) - Qeveria hungareze e respekton soveranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështet liderët e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke përfshirë edhe presidentin e serbëve të bosnjës, Milorad Dodik, deklaori sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, i ciuar nga agjencia e lajmeve kombëtare MTI.

Sijarto pas takimit me Dodik deklaroi se Evropa sot përballet me kërcënime dhe kriza të rrezikshme të sigurisë, të cilat e rrezikojnë gjithë kontinentin.

"Dukshëm, këtyre ditëve kemi folur më shumë për Ukrainën dhe luftën atje, por Ballkani Perëndimor është pranë. Ne hungarezët jemi plotësisht koshient për dallimet lidhur me sigurinë e kontinentit në lidhje me atë nëse Ballkani Perëndimor ka paqe ose jo", theksoi ministri hungarez.

Ai tha se pikërisht për këtë Hungaria është e interesuar për paqe në Ballkanin perëndimor.

Sijarto theksoi se historia ka treguar se "nuk del asgjë mirë" ngta implikimi i jashtëm në çështjet e rajonit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR