• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Hulumtim: Evropianët më së shumti vuajnë nga migrimi ilegal

Hulumtim: Evropianët më së shumti vuajnë nga migrimi ilegal

Bruksel, 13 shkurt 2024 (MIA) - Qytetarët e BE-së më së shumti kanë frikë nga fluksi i migrimit ilegal të shkaktuar nga ndryshimet klimatik, se sa nga kërcënimi i sigurisë së Rusisë, tregojnë rezultatet e hulumtimit global të zbatuar për nevojat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, që do të mbahet në fund të kësaj jave.

 Hulumtimi tregon se evropianët janë më të shqetësuar për migracionin e nxitur nga lufta dhe ndryshimet klimatike, të ndjekur nga kërcënimi i terrorizmit radikal islamik. Kërcënimi i sigurisë nga Rusia, e cila në sondazhin e ngjashëm të vitit të kaluar u vlerësua si shkaku i shqetësimit më të madh, është në vendin e katërt këtë vit.

"Kërcënimi rus" është rrezik kryesor për të anketuarit në Britani të Madhe dhe Japoni, ndërsa për gjermanët ajo është në vendin e shtatë nga gjithsej 32 rreziqe të ofruara të mundshme të sigurisë në hulumtim, ndërsa për italianët madje në vendin e 12-të.

Evropianët dhe amerikanët besojnë se vendet e tyre do të jenë "më pak të sigurta" dhe "më pak të pasura në 10 vjet" dhe presin Kinën dhe vendet e tjera nga të ashtuquajturat jugut global për të rritur fuqinë dhe ndikimin e tyre, nga i cili do të përfitonte kryesisht Pekini.

Analiza e hulumtimit thekson se evropianët janë "larg të jetuarit në një mjedis të zymtë të sigurisë globale" dhe se ka një "hendek në potencialin evropian të mbrojtjes" si rezultat i lidershipit politik në Evropë.

Me ç'rast theksohet  se në një kohë kur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Zhozep Borell, insistojnë në mbështetjen e Unionit për Ukrainën dhe inkurajojnë nismat e përbashkëta për prokurime nga industria e mbrojtjes, disa anëtarëve të bllokut, veçanërisht Gjermanisë dhe Francës, "i mungon veprimi".

Teksti thekson se Qeveria aktuale gjermane e kancelarit Olaf Sholc është kritikuar vazhdimisht për "mospjesëmarrjen e saj në çështjet e mbrojtjes së BE-së", ndërsa në Francë problemet e industrisë së mbrojtjes trajtohen si "thjesht industriale dhe jo interes  kolektiv evropiane".

"Obligimi i besimit i takon Gjermanisë dhe Francës, thuhet në raport, i cili thekson se forcimi i bashkëpunimit në mbrojtje është thelbësor, veçanërisht në kushtet kur përfitimet e bashkëpunimit global janë gjithnjë e më jashtë fokusit si rezultat i rritjes së tensioneve dhe pasigurisë ekonomike.

Në tekst vihet në dukje se si Rusia ashtu edhe Kina "përhapën me mjeshtëri një narrativë se vendet perëndimore po promovojnë një ndarje blloku të botës" dhe akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta në praktikimin e "rregullave të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla".

"Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, SHBA dhe aleatët e saj rrezikojnë të humbasin në akuza të ndërsjella dhe të shpallen fajtorë për erozionin e rendit ndërkombëtar", thuhet në raport, duke theksuar se kjo "betejë e narrativave" është veçanërisht e dukshme në Afrikë, rajonin e Paqësorit dhe Lindjen e Mesme.

Me anketën janë përfshirë 12.000 persona në vendet e G7, si dhe në Brazil, Indi, Kinë dhe Afrikën e Jugut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR