Hudolin: Menaxhimi i mbeturinave në Maqedoninë e Veriut është një ndër sektorët me më pak zhvillim
- Që kur kam ardhur këtu, në Maqedoninë e Veriut, menaxhimi me mbeturinat është një nga sektorët ku kemi parë më së paku zhvillim. Më shumë se 50 milionë euro në formë grantesh janë shpërndarë përmes instrumenteve të ndryshme të BE-së si mbështetje për strukturat lokale dhe kombëtare për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa edhe 25 milion euro janë dhënë për projekte infrastrukturore. Por, për fat të keq, përballemi me sfida të mëdha, ndërsa zbatimi është jashtëzakonisht i ngadalshëm. Do të donim të shihnim një udhëheqje shumë më të fortë nga organet përgjegjëse dhe përkushtim të vërtetë. I bëjmë thirrje edhe komunitetit të biznesit dhe partnerëve të tjerë që t'i bashkohen modelit të ekonomisë rrethore dhe të ndihmojnë në përmirësimin e situatës. Presim që politikat dhe legjistlacioni të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të sigurohet realizimi i mirë dhe zbatimi i duhur në praktikë, porositi sot shefi i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Stefan Hudolin, në konferencën ndërkombëtare "Rruga drej menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave", që po mbahet në Shkup.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:56, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Që kur kam ardhur këtu, në Maqedoninë e Veriut, menaxhimi me mbeturinat është një nga sektorët ku kemi parë më së paku zhvillim. Më shumë se 50 milionë euro në formë grantesh janë shpërndarë përmes instrumenteve të ndryshme të BE-së si mbështetje për strukturat lokale dhe kombëtare për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa edhe 25 milion euro janë dhënë për projekte infrastrukturore. Por, për fat të keq, përballemi me sfida të mëdha, ndërsa zbatimi është jashtëzakonisht i ngadalshëm. Do të donim të shihnim një udhëheqje shumë më të fortë nga organet përgjegjëse dhe përkushtim të vërtetë. I bëjmë thirrje edhe komunitetit të biznesit dhe partnerëve të tjerë që t'i bashkohen modelit të ekonomisë rrethore dhe të ndihmojnë në përmirësimin e situatës. Presim që politikat dhe legjistlacioni të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të sigurohet realizimi i mirë dhe zbatimi i duhur në praktikë, porositi sot shefi i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Stefan Hudolin, në konferencën ndërkombëtare "Rruga drej menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave", që po mbahet në Shkup.
Siç theksoi Hudolin, strukturat për menaxhim rajonal të mbeturinave duhet të jenë prioritet, ndërsa ato që tashmë ekzistojnë ende përballem me kufizime të mëdha administrative dhe financiare. Është shumë e rëndësishme të sigurohet një fillim i shpejtë i projekteve investuese, ndërsa fushatat për ngritjen e vetëdijes publike janë më shumë se të nevojshme dhe nuk duhet të jenë afatshkurtra.

"Korniza rregullatore e BE-së, detyrimet për qëndrueshmëri dhe mbështetja financiare ofrojnë mundësi reale për përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut, por nevojitet zbatim dhe sjellje e duhur nga institucionet. Udhëheqja është thelbësore që kjo politikë të shndërrohet në praktika efektive që do t’i përmbushin të gjitha objektivat dhe do të sigurojnë inovacion dhe qëndrueshmëri ekonomike", theksoi Hudolin, duke shtuar se një nga segmentet po ashtu shumë të rëndësishme është edhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Kryetari i Organizatës ndërkombëtare për menaxhimin e mbeturinave, Xhejms Lou, tha se Maqedonia e Veriut, si shumë vende të tjera, po përballet me sfida të shumta në lidhje me menaxhimin e mbeturinave. Është koha, theksoi Lou të eliminohen deponitë e hapura dhe të paligjshme dhe të adaptohen në standarde që janë të mira për mjedisin dhe njerëzit, megjithatë, ato nuk janë zgjidhja e vetme.
Sipas tij, mbeturinat janë një burim shumë i rëndësishëm dhe ekonomikisht i vlefshëm me një potencial të jashtëzakonshëm, dhe futja e zgjidhjeve inovative në këtë sektor mund të nënkuptojë mbrojtje për mjedisin, përmirësim të shëndetit publik dhe krijim mundësish të reja ekonomike.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në vendosjen e një sistemi rajonal të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave, si dhe zhvillimin e një ekonomie rrethore përmes selekcionimit, riciklimit dhe ripërdorimit të lëndëve të dyta.
Në kuadër të konferencës që po mbahet sot dhe nesër, në organizim të Shoqatës për menaxhim të mbeturinave të ngurta në Maqedoni (MaSWA), ekspertë vendas dhe të huaj do të diskutojnë për standardet ESG, parimet bashkëkohore, teknologjitë inteligjente dhe digjitale për menaxhimin e mbeturinave, energjinë e gjelbër, dekarbonizimin, si dhe për përvojat e ndryshme, sfidat dhe zgjidhjet e mira. qa/
Foto/video: MIA