Huan Paketa trajner i ri i Viljarealit
- Strategu spanjoll i futbollit, Hoze Roho Martin Paketa është trajneri i ri i Viljarealit, kumtoi ekipi spanjol i ligës së parë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:15, 10 shtator, 2023

Madrid, 10 shtator 2023 (MIA) - Strategu spanjoll i futbollit, Hoze Roho Martin Paketa është trajneri i ri i Viljarealit, kumtoi ekipi spanjol i ligës së parë.
Paketa (55) vjen në "El Mdrigal" në vendin e Kike Setien, i cili u largua pas tre humbjeve në katër xhirot e para në kampionatin spanjoll.
Angazhimin e vet të fundit si trajner Paketa e pati në Valjadolid, por atje mbeti pa punë në prill kur klubi, pas një serie rezultatesh të dobëta u gjend në zonën për mbijetesë. Paketa u largua nga puna, ndërsa Valjadolid më pas ra nga La Liga spanjolle.
Paraprakisht në karrierë, Paketa ishte trajner edhe i klubeve Elçe, Hueska dhe Herkules. ab/
Foto: Fejsbuk