• e hënë, 20 janar 2025

Hospitalizohet ministri i Shëndetësisë Taravari

Hospitalizohet ministri i Shëndetësisë Taravari

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ndau lajmin se është në spital pasi dje ka përjetuar kolaps. Ai, siç njoftoi në Fejsbuk, ende është nën vëzhgim të mjekëve. 

"Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak. Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur. Kam pësuar kolaps të papritur dhe jam dërguar urgjent në spital. Jam ende nën vëzhgim, sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim. Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve. Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju", shkroi Taravari në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR