Hospitalizohen katër persona të rinj me kollë të mirë, gjithsej 661 raste në vend
- Nga data 24 deri më 30 maj, në vend janë raportuar 30 raste të reja të pertusis, të njohur si kolla e mirë. Deri më 30 maj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 661 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 36.0/100.000 banorë, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme.
- Post By Sara Ademi
- 15:14, 31 maj, 2024
Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Nga data 24 deri më 30 maj, në vend janë raportuar 30 raste të reja të pertusis, të njohur si kolla e mirë. Deri më 30 maj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 661 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 36.0/100.000 banorë, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica prej 30 rasteve të reja janë raportuar në kuadër të epidemive në Shkup - 21 dhe në Kumanovë - tre, dhe katër raste janë raportuar nga Tetova dhe nga një nga Prilepi dhe Kratova. Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 77 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën një vit.
Tabela 1. Shpërndarja gjeografike e rasteve me kollë të mirë në RMV, 24-30.05.2024
| Qyteti/Komuna | numri i personave të sëmurë |
| Shkup | 21 |
| Kisella Vodë | 4 |
| Karposh | 3 |
| Qendër | 3 |
| Gazi Babë | 3 |
| Aerodrom | 2 |
| Çair | 2 |
| Studeniçan | 2 |
| Sopishte | 1 |
| Shuto Orizare | 1 |
| Tetovë | 4 |
| Tetovë | 2 |
| Bërvenicë | 1 |
| Zhelinë | 1 |
| Kumanovë | 3 |
| Prilep | 1 |
| Kratovë | 1 |
"Nga shpërndarja sipas gjinisë rezulton se 311 persona janë meshkuj dhe 350 femra, raporti meshkuj-femra është 1:1.1, thuhet në raportin e ISHP-së.
Numri ende më i madh i të sëmurëve është regjistruar në territorin e Shkupit - 79,9 për qind, ndërsa raste janë regjistruar edhe në 18 qytete të tjera të vendit.
| Qyteti/Komuna | numri i personave të sëmurë | Qyteti/Komuna | numri i personave të sëmurë |
| Shkup | 528 | Manastir | 25 |
| Aerodrom | 131 | Manastir | 24 |
| Karposh | 89 | Mogillë | 1 |
| Kisella Vodë | 62 | Prilep | 7 |
| Çair | 50 | Dollnen | 5 |
| Qendër | 48 | Prilep | 2 |
| Gjorçe Petrov | 31 | Gostivar | 5 |
| Gazi Babë | 27 | Gostivar | 4 |
| Butel | 22 | Vrapçishte | 1 |
| Studeniçan | 21 | Kriva Pallankë | 4 |
| Saraj | 13 | Kratovë | 4 |
| Shuto Orizare | 11 | Strumicë | 3 |
| Haraçinë | 6 | Strumicë | 2 |
| Petrovec | 5 | Bosillovë | 1 |
| Sopishte | 4 | Koçan | 3 |
| Çuçer Sandevë | 3 | Kërçovë | 3 |
| Ilinden | 3 | Veles | 3 |
| Zelenikovë | 2 | Strugë | 2 |
| Kumanovë | 38 | Dibër | 2 |
| Kumanovë | 35 | Probishtip | 2 |
| Likovë | 3 | Krushevë | 2 |
| Tetovë | 27 | Kavadar | 1 |
| Tetovë | 12 | Gjevgjeli | 1 |
| Tearcë | 5 | Demir Hisar | 1 |
| Zhelinë | 5 | ||
| Bërvenicë | 3 | ||
| Bogovinjë | 1 | ||
| Jegunovc | 1 |
"Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara - 661, 400 ose 60,5 për qind nuk janë vaksinuar, nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka dëshmi të vaksinimit. Nga rastet që janë vaksinuar plotësisht, koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje është 12.6 vjet", sqaron ISHP.
Nga 18 janari deri më 30 maj, janë dhënë gjithsej 49,934 doza vaksine me komponentin e kollës së mirë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s, ISHP