Holanda më në fund është zbutur - më nuk e kundërshton anëtarësimin e Bullgarisë në Zonën e Shengenit
- Holanda është pajtuar që Bullgaria t'i bashkohet Zonës së Shengenit, zona më e madhe në botë ku nuk ka kontrolle të pasaportave, bëri të ditur sot Ministria holandeze e Drejtësisë, cituar nga agjencitë perëndimore.
Hagë, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Holanda është pajtuar që Bullgaria t'i bashkohet Zonës së Shengenit, zona më e madhe në botë ku nuk ka kontrolle të pasaportave, bëri të ditur sot Ministria holandeze e Drejtësisë, cituar nga agjencitë perëndimore.
Agjencitë theksojnë se me këtë vendim Holanda i dha fund kundërshtimit shumëvjeçar të kësaj anëtare të BE-së.