Hezbollahu e qëlloi bazën e shërbimit inteligjent izraelit pranë Tel Avivit
- Lëvizja islamike libaneze Hezbollah mbrëmë bëri të ditur se ka gjuajtur me "raketa" në një bazë të inteligjencës izraelite në periferi të Tel Avivit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:09, 22 tetor, 2024

Bejrut, 22 tetor 2024 (MIA) - Lëvizja islamike libaneze Hezbollah mbrëmë bëri të ditur se ka gjuajtur me "raketa" në një bazë të inteligjencës izraelite në periferi të Tel Avivit.
Luftëtarët e lëvizjes së mbështetur nga Irani qëlluan mbi "bazën Gliot të njësisë së inteligjencës ushtarake 8200".
Sulmi iu kushtua liderit të tyre Hasan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në fund të shtatorit.
Foto: Arkivi i MIA-s