Hezbollahu është shprehur i hapur për armëpushim, por edhe gatishmëri të vazhdojë të luftojë
- Milicia libaneze Hezbollah, sipas zëvendës liderit të saj, shprehu gatishmëri për armëpushim me Izraelin.
- Post By Sara Ademi
- 13:50, 8 tetor, 2024
Bejrut, 8 tetor 2024 (MIA) - Milicia libaneze Hezbollah, sipas zëvendës liderit të saj, shprehu gatishmëri për armëpushim me Izraelin.
Në fjalimin televiziv, zëvendës kryetari i organizatës i mbështetur nga Irani, Naim Kasem, tha se e mbështet nismën adekuate të kryetarit të parlamentit, Nabih Beri.
"Nëse armiku vazhdon me luftën e tij, terreni do të vendosë. Nuk do të kërkojmë zgjidhje. Do të vazhdojmë, do të sakrifikojmë, me kërcënime njëkohësisht, tha Kasem.
Ai tha se i beson kryetarit Beri, i cili konsiderohet aleat i Hezbollahut, në negociatat për armëpushim eventual të zjarrit. Beri, gjoja mban biseda me përfaqësuesit arab dhe të huaj të cilët e vizitojnë Libanin nga java e kaluar.
Në ndërkohë, ushtria izraelite vazhdoi me sulmet ajrore dhe ofensivën tokësore në Liban. Hezbollahu gjithashtu hodhi dhjetëra raketa drejt Izraelit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s