• e mërkurë, 02 tetor 2024

Het-triku i Moratës i pamjaftueshëm që Atletiko të evitojë humbjen nga Zhirona

Het-triku i Moratës i pamjaftueshëm që Atletiko të evitojë humbjen nga Zhirona

Zhirona, 4 janar 2024 (MIA) - Në derbin e xhiros së 19-të në La Ligën spanjolle Zhirona mbrëmë në terren vendor e mposhti Atletiko Madridin me 4:3.

Nikoqirët tre pikët i arritën me gol në kohën shtesë nga arbitri. Për Atletikon tre golat i shënoi Alvaro Morata, por het-triku i tij u tregua i pamjaftueshëm për t'u evituar humbja.

Zhirona vazhdon të jetë hit në Kampionatin spanjoll të futbollit. Me 48 pikë, ekipi ndan vendin e parë me Real madridin i cili ka po aq pikë.

Atletiko Madridi ndodhet në pozitën e tretë të tabelës me madje 10 pikë prapa dyshes së parë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR