• e premte, 05 dhjetor 2025

Hetimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit është zgjeruar edhe me pronarin e objektit

Hetimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit është zgjeruar edhe me pronarin e objektit

Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore, me të cilën e ka zgjeruar hetimin për zjarrin në diskoteken e Koçanit "Puls" dhe me një person tjetër, i cili, si pronar i pronës së paluajtshme - një objekt në të cilën diskoteka kishte vepruar me vite - ia ka dhënë me qira njërit prej të dyshuarve të mëparshëm pa paraqitur kërkesë dhe pa marrë miratim për shndërrimin e objektit.

Personi, siç informojnë nga PPRMV, dyshohet si bashkëpunëtor për "krime të rënda kundër sigurisë publike" sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

"Nga veprimet e ndërmarra gjatë procedurës së deritanishme, janë siguruar prova që tregojnë për dyshim të arsyeshëm se i dyshuari, si pronar i pronës së paluajtshme - një objekt në të cilin diskoteka ka vepruar me vite, ia ka dhënë me qira atë njërit prej të dyshuarve të mëparshëm. Pa paraqitur kërkesë dhe pa marrë miratim për shndërrimin e objektit nga një organ kompetent, bashkërisht dhe në marrëveshje me pronarin e dyshuar joformal të personit juridik, ai në data të ndryshme dhe në disa raste në periudhën nga viti 2012 deri në mars 2025 ka ndërmarrë aktivitete ndërtimi me të cilat ka kryer dhe ka marrë pjesë në shndërrimin e paligjshëm të objektit nga destinimi G3 - shërbime dhe infrastrukturë trafiku në destinimin B3 - njësi të mëdha hotelierike dhe ka mundësuar funksionimin e paligjshëm të një veprimtarie hotelierike diskotekë/kabare në objektin", thuhet në kumtesën nga PPRMV. 

Prokuroria Publike deri te gjykatësi në procedurë paraprake dorëzoi propozim për përcaktimin e masave të kujdesit. 

Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan mëngjesin e 16 marsin e humbën jetën 63 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR