Hetim ndaj një personi për kërcënim me bombë në një aeroplan në Aeroportin e Shkupit, propozohet paraburgim
- Duke vepruar mbi kallëzimin penal të paraqitur nga MPB-ja, prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP – NJKOK) ka lëshuar urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale “terrorizëm”, informuan sot nga Prokuroria Publike, duke shtuar se është propozuar edhe masa e paraburgimit.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:10, 21 gusht, 2025
Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Duke vepruar mbi kallëzimin penal të paraqitur nga MPB-ja, prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP – NJKOK) ka lëshuar urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale “terrorizëm”, informuan sot nga Prokuroria Publike, duke shtuar se është propozuar edhe masa e paraburgimit.
"I dyshuari, më 16 të këtij muaji në orët e hershme të mëngjesit, përmes linjës telefonike për raste urgjente 192, në mënyrë të qëllimshme ka bërë një kërcënim serioz për një bombë të vendosur në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup, në fluturimin Shkup – Antali. Menjëherë pas pranimit të kërcënimit, nga ana e Sektorit për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, janë aktivizuar protokollet për kontroll antiterrorist dhe, pas disa orësh verifikimi, është konstatuar se bëhet fjalë për një raport të rremë. I dyshuari, me veprimin e tij, ka shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie te pasagjerët dhe personat e tjerë të pranishëm në aeroport, ndërsa me aktivizimin e protokolleve për kontroll antiterrorist ka ndërprerë edhe të gjithë trafikun ajror", theksuan nga Prokuroria.
Prokurori publik, gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup, siç theksojnë, i ka paraqitur një propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke shpjeguar rrethanat që e arsyetojnë këtë propozim dhe duke theksuar se, në këtë rast konkret, qëllimi i paraburgimit nuk mund të arrihet me ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të dyshuarit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s