• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hetim i pavarur në UNRVA, pas akuzave nga Izraeli

Hetim i pavarur në UNRVA, pas akuzave nga Izraeli

Gazë, 14 shkurt 2024 (MIA) - Pasi Izraeli dërgoi një varg akuzash kundër agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNRVA), një grup i pavarur i ekspertëve sot njoftoi se planifikon të zbatojë kontroll të organizatës. 

KB-ja formoi komitet nën udhëheqjen e ish ministres franceze të Punëve të Jashtme Ketrin Kolon, e cila do të bashkëpunojë me ekspertë nga instituti suedez Raul Valenberg, instituti norvegjez Mihellsen dhe instituti danez për të drejtat e njeriut. Publikimi i raportit preliminar pritet në fund të marsit. 

Izraeli akuzoi dhjetëra të punësuar në UNRVA për pjesëmarrje në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Agjencia në Gazë ka rreth 13 mijë bashkëpunëtorë, ndërsa gjithsej 30 mijë prej tyre në disa vende, shkruan DPA.

Vendet perëndimore, përfshirë edhe SHBA-në dhe Gjermaninë si donatorë më të mëdhenj, përkohësisht e ndërprenë financimin e UNRVA-së pas akuzave izraelite. 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh premtoi sqarim gjithëpërfshirës, ndërsa bashkëpunimi me disa të punësuar ishte ndërprerë menjëherë. 

UNRVA punon me dekada që tu ndihmojë refugjatëve palestinezë dhe të udhëheqë me institucione arsimore dhe shëndetësore. 

Për momentin në Rripin e Gazës nuk ka alternativë për atë agjenci të KB-së për sigurimin e ndihmës humanitare për më shumë se dy milionë civilë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR