• e mërkurë, 03 korrik 2024

Helikopteri i policisë ka hedhur mbi 40 tonë ujë, lokalizohet zjarri në komunën e Zelenikovës

Helikopteri i policisë ka hedhur mbi 40 tonë ujë,  lokalizohet zjarri në komunën e Zelenikovës

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) -  Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së sot e dërgoi helikopteri Bel-412EP dhe në aksion të koordinuar me zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes është lokalizuar zjarri në Komunën e Zelenikovës.

Siç ka njoftuar MPB-ja, helikopteri ka intervenuar pas kërkesës nga Qendra për Menaxhim me Kriza për shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer në mes të fshatrave Vrazhall dhe Moranë të Komunës së Zelenikovës.

"Helikopteri Bel-412EP ka hedhur mbi 40 tonë ujë në zjarr," citojnë nga MPB. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR