• e premte, 05 dhjetor 2025

Helikopteri çek "Blek hok" pritet të jetë në funksion drejt malit Goten, mbërritën edhe zjarrfikësit slloven

Helikopteri çek

Shkup, 30 korrik 2025 (MIA)  Helikopteri çek "Blek Hok", i cili mbrëmë mbërriti në aeroportin e Shkupit, pritet të fluturojë drejt malit Goten ku do të përfshihet në shuarjen e zjarrit nga ana e Berovës.

Ekuipazhi pati një takim informues herët këtë mëngjes me oficerët e Aviacionit VING, në të cilin u përcaktua se burimi më i përshtatshëm për rimbushjen e ujit ishte Liqeni artificial Turia, i cili është rreth dhjetë kilometra në vijë ajrore nga zjarri.

Përveç helikopterit çek "Blek Hok" në vend mbërriti edhe konvoji prej 61 zjarrfikësve nga Sllovenia me 18 automjete. Mes tyre, siç informon drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov ka edhe automjete speciale në terren me pajisje për ballafaqim me zjarret pyjore.

Zjarri në malin Goten konsiderohet si një nga zjarret më të vështira.

Sipas informatave të Qendrës për Menaxhim me Krizat, deri në orën shtatë të mëngjesit aktive janë tre zjarre, ndërsa pesë janë nën kontroll. Janë shuar 20 zjarre. sa/

Foto: MIA dhe DMSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR