Hekurudhat e Maqedonisë shënojnë 151 vjetorin e themelimit
- Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit, apo kur më 9 prill të vitit 1983 u lëshua linja transballkanike Vjenë - Selanik.
- Post By Fami Bajrami
- 07:58, 9 prill, 2024
Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit, apo kur më 9 prill të vitit 1983 u lëshua linja transballkanike Vjenë - Selanik.
Në aktivitetin i cili do të mbahet sot në sallën e kinemasë tek stacioni kryesor i udhëtarëve në Shkup, siç është paralajmëruar do të ketë fjalim drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë - Infrastruktura Zoran Trifunovski, ndërsa do të prezantohet edhe vizioni për të ardhmen e infrastrukturës hekurudhore në vend.
Foto: arkivi i MIA-s