• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hekuran Asani është propozimi i ri i Qeverisë për drejtor të M-NAV, Ilir Mehmedi nuk i plotëson kushtet

Hekuran Asani është propozimi i ri i Qeverisë për drejtor të M-NAV, Ilir Mehmedi nuk i plotëson kushtet

Shkup, 9 janar 2024 (MIA)  -  Hekuran Asani është propozimi i ri i Qeverisë për kryetar të Këshillit Drejtues të ofruesit të shërbimeve të aviacionit M - NAV. Nga Qeveria informojnë se kanë ndryshuar vendimin fillestar nga seanca e sotme me të cilën deri te Këshillit Mbikëqyrës të M-NAV dhanë udhëzime që kryetar i ri i KD-së të jetë Ilir Mehmedi sepse nuk i ka plotësuar kushtet për pozitën.

Me vendimin e mëparshëm Qeveria i dha udhëzime Këshillit Mbikëqyrës në Navigacion të Maqedonisë M-NAV që t'i shkarkojë kryetarin e Këshillit Drejtues të M-NAV Fahrudin Hamidin dhe drejtorin ekzekutiv sektorial në M-NAV, Lube Stamenkovskin. Në vend të Stamenkovskit, sipas udhëzimeve të Qeverisë, do të emërohet Milan Koraqi. 

 Pas vendimeve nga seanca qeveritare Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror e pezulloi grevën që e paralajmëroi për nesër me mbylljen e plotë të trafikut ajror në qiellin e Maqedonisë.

"Kjo është lëvizje e gjërave. Do ta analizojmë të gjithë situatën dhe zhvillimet dhe nëse do të ketë realizim pozitiv të rekomandimeve të Qeverisë në Këshillin Mbikëqyrës do ta tërheqim vendimin për grevë", deklaroi për MIA-n Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës 

 Ndryshimet në kreun e M-NAV, Qeveria i paralajmëroi pas incidentit që ndodhi javën e kaluar në këtë institucion dhe sulmit ndaj punonjësve, ndërsa më herët Sindikata ka reaguar për zbatimin e konkursit të fundit për punësim në M-NAV nga ana e menaxhmentit.

Në M-NAV sot kontrolle ka kryer Drejtoria e Policisë Financiare. 

Për incidentin e 4 janarit në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup, siç kumtoi ka hapur procedurë hetimore ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale si bashkëpjesëmarrës - Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. 

Gjykata Themelore Penale  Shkup prej nesër do të marrë vendim për ankesën e Prokurorisë Publike lidhur me vendimin për mospranimin e kërkesës për paraburgim për katër të dyshuarit në lidhje me ndërhyrjen në M-NAV. Siç informuan nga atje, ankesat u janë dorëzuar palëve, afati për përgjigje është deri nesër dhe pas skadimit, Këshilli do të mblidhet. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR