• e diel, 22 dhjetor 2024

Hejlund para transferimit në Mançester Junajted në vlerë 72 milionë paund

Hejlund para transferimit në Mançester Junajted në vlerë 72 milionë paund

Londër, 1 gusht 2023 (MIA) – Sulmuesi danez Rasmus Hejlund (20) sot ka udhëtuar në Britani të Madhe për kontrolle mjekësore para transferimit të paralajmëruar në Mançester Junajted.

Siç njofton televizioni Skaj, pasi të kryejë kontrollet mjekësore, Hejlund do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit edhe për një vit.

Klubi anglez për shërbimet e futbollistit të Atallantës do të paguajë 72 milionë paund ku 64 milionë janë të garantuara, ndërsa tetë milionët e tjera do të paguhen me bonuse.

Klubi nga Bergamo në fillim të bisedimeve kërkonte 77 milionë paund plus bonuse.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR