• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hasani: Vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është tregues i qartë për përparimin e konsiderueshëm të Shqipërisë

Hasani: Vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është tregues i qartë për përparimin e konsiderueshëm të Shqipërisë

Tiranë, 8 mars 2024 (MIA)  - Ministri  për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, sot reagoi në lajmin se Sjqipëria hyn në fazën e dialogut të postmonitorimit nga ana e Komiteti Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

"Lajme të kira nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.  Pas 29 vitesh të gjata nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Organizatë në vitin 1995, Komiteti Monitorues i KE-APKE ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit", ka shkruar në reagimin në platformën "X". 

Hasani ka theksuar se ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

"E rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike, ndërsa përparojmë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane që qytetarët shqiptarë meritojnë", thekson Hasani.

 Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është formuar në vitin 1997, si nevojë për krijimin e një mekanizmi të rregullt, i cili do të monitorojë sistematikisht gjendjen e respektimit të të drejtave të njeriut, sundimin e të drejtës dhe demokracisë në vendet  anëtare të Keshilli i Evropës.

 Foto: Fesjbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR