• e diel, 22 dhjetor 2024

Hasani nga opozita shqiptare: BDI-ja i keqpërdor integrimet evropiane për realizimin e interesave personale të biznesit

Hasani nga opozita shqiptare: BDI-ja  i keqpërdor integrimet evropiane për realizimin e interesave personale të biznesit

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) -  Ndryshimet në Kodin Penal që mundësoi amnistinë e shumë ish-zyrtarëve përmes keqpërdorimit të flamurit të BE-së është konfirmimi më i mirë se BDI-ja keqpërdor integrimin evropian si mbulesë për biznese personale dhe interesa të ngushta partiake, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Bashkim Hasani nga Fronti opozitar shqiptar - Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa.

"Shqiptarët nuk do ta falin kurrë flirtin e BDI-së me Nikolla Gruevskin, i cili i shkaktoi dëm të madh popullit tonë. Në zgjedhje, kurdo që ato të mbahen, pason dënimi i BDI-së", tha ai.

Partitë shqiptare nga fronti opozitar përshëndesin vizitën e Kryetares së Komisionit Evropian, znj. Fon Der Lajen, e cila po bën të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

"Me vëmendje të veçantë dëgjuam mesazhet e saj për domosdoshmërinë e reformave të brendshme radikale në të gjitha sferat, me fokus përballjen e korrupsionit të lartë. Ne përgjithësisht ndajmë rekomandimet e saj. Në fund të fundit, këto janë edhe angazhimet tona që i përsërisim vazhdimisht dhe për të cilat ofrojmë zgjidhje dhe politika efikase", tha ai.

 Hasani theksoi se problemi më i madh për anëtarësimin tonë të plotë në BE është këtu, në këtë objekt të Qeverisë".

"Sot jemi këtu para Qeverisë, sepse e dimë se problemi më i madh për anëtarësimin tonë të plotë në BE është këtu, në këtë objekt. Prandaj, sot shfrytëzojmë rastin të bëjmë pyetjet e mëposhtme: A i keni treguar zonjës Fon Der Lajen për aventurën e kthimit të Gruevskit? Dhe a i shpjeguat se shpresa kryesore, natyrisht e rreme për BE-në, u bë politikani që më së shumti e largoi vendin nga BE-ja gjatë kohës që ai ishte kryeministër? A ia shpjeguat se në fakt BDI është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese? A i thatë se fokusi i vetëm i BDI-së është të bëj përpjekje që përmes kthimit të Gruevskit të bëjë Pazar me VMRO-DPMNE-në, ku do të sjellë në tryezë edhe deputetët e LSDM-së? A e mori vesh zonja Fon Der Leyen se BDI po kërkon një Qeveri të zgjeruar pas zgjedhjeve parlamentare për të ruajtur kapitalin e fituar ilegalisht?", pyeti Hasani. 

Foto: Lëvizja Demokratike

QËNDRONI TË LIDHUR