• e shtunë, 23 nëntor 2024

Harmonizohen shumica e dispozitave të Propozim marrëveshjes së përgjithshme kolektive, vazhdon dialogu për metodologjinë e pagave

Harmonizohen shumica e dispozitave të Propozim marrëveshjes së përgjithshme kolektive, vazhdon dialogu për metodologjinë e pagave

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Propozim-metodologji e re që bazohet në atë se bruto paga kryesore do të jetë rezultat i bruto pagës minimale si edhe numri i pikëve për pozitën e punës shumëzuar me vlerën e pikës, u tha sot në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko - social (KES).

Gjatë diskutimit, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), sindikatat e kanë rekomanduar metodologjia e pagave me pikë të zëvendësohet me sistemin e pagave në bazë të koeficientit të ndërlikueshmërisë, si metodologji më e thjeshtë.

"U dakordua që sindikatat të dorëzojnë propozim me shkrim për propozim-metodologjinë e tyre për përllogaritjen e pagave drejt Këshillit Ekonomiko - social, si edhe se dialogu do të vazhdojë pas festave të Pashkëve", informoi MPPS.

Në seancë është nominuar edhe një anëtar i KES në Këshillin e Statistikës në kuadër të Kuvendit, ndërsa është diskutuar për Propozim-marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Seancën e hapi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska si kryesuese e KES. Anëtare e Këshillit të Statistikës të KES u nominua kryetarja e Organizatës së punëdhënësve, Vlladanka Trajkovska.

Lidhur me punën për Propozim-marrëveshjen e përgjithshme kolektive, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi shprehu kënaqësi nga puna e bërë e grupit të punës dhe potencoi se përmes këtij diskutimi të hapur mund të vihet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilët janë anëtarë të grupit të punës, informuan se anëtarët e grupit të punës e kaluan të gjithë marrëveshjen kolektive dhe në pjesën më të madhe të gjitha dispozitat janë harmonizuar, me përjashtim të një pjese të vogël të dispozitave në pjesën e pagave.

foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR