• e mërkurë, 14 janar 2026

Harden kaloi O'Nil duke u ngjitur në vendin e nëntë në listën e shënuesve më të mirë në NBA

Harden kaloi O'Nil duke u ngjitur në vendin e nëntë në listën e shënuesve më të mirë në NBA

Inglvud, 13 janar 2026 (MIA) - Mbrojtësi i Los Anxhelos Klipers, Xhejms Harden u ngjith në vendin e nëntë në listën e mbrojtësve më të mirë në NBA.

Herët në mëngjes amerikani 36 vjeçar shënoi 32 pikë në fitoren nga 117-109 mbi Sharlin në terrenin vendor.

Harden tani ka 28.614 pikë në karrierën e tij në NBA, duke tejkaluar legjendën e NBA-së, Shekil O'Nil i cili karrierën e përfundoi me 28.596 pikë.

Xhejms Harden ishte shitur në Klipers gjatë verës në vitin 2023. Paraprakisht ka luajtur për Oklahoma Siti, Hjuston, Bruklin dhe Filadelfia.

Treshja më e mirë në listën e shënuesve të pikëve në ligën më të fortë të basketbollit në botë janë Lebron Xhejms (42, 623 pikë), Karim Abdl Xhabar (38,379) dhe Karl Meloun (36,928). sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR