• e premte, 05 dhjetor 2025

Hapje solemne e stërviitjes më të madhe ushtarake në vend "Immediate Response 25"

Hapje solemne e stërviitjes më të madhe ushtarake në vend

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Në poligonin ushtarak "Krivollak" sot me një ceremoni ushtarake është shënuar fillimi i stërvitjes ndërkombëtare "Immediate response 25" (IR25), e cila do të zgjasë deri më 9 qershor. Njësi nga shtatë vende të NATO-s dhe dy vende partnere, me pajisjet dhe armët e tyre të formacionit, do të demonstrojnë aftësitë e sigurisë dhe përforcimin e mbrojtjes kibernetike përmes qitjeve luftarake, kalimin përmes lumenjve, ushtrimeve të mbrojtjes kibernetike për ABH", informojnë nga Shtatmadhoria e ARM-së.

Stërviztjen zyrtarisht e hapi gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski, komandant i Komandës së Operacioneve, e cila është organizatore dhe nikoqire e stërvitjes. Ai i përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të planifikimit dhe theksoi se pret punë të përkryer dhe rezultate të larta.

"Immediate Response 25" përfaqëson  mundësi të shkëlqyer për të konfirmuar, përmirësuar dhe verifikuar ndërveprimin dhe aftësinë operacionale të aleatëve për të kryer operacione konvencionale, për të organizuar sisteme beteje dhe për të përmirësuar taktikat dhe teknikat në kryerjen e operacioneve, me qëllim krijimin e një qëndrueshmërie dhe vetëmjaftueshmërie më të madhe në fushën e betejës. Për ne, si nikoqirë dhe si ushtri e një vendi që së fundmi festoi pesë vjet anëtarësim në NATO, kjo stërvitje është një mundësi ideale për vendosjen dhe trajnimin e forcave tona të deklaruara, por edhe për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ushtritë dhe partnerët aleatë", theksoi gjenerali Gjorgoski, duke e shpallur stërvitjen të hapur.

Në fund solemnitetin e pasuruan orkestrat e armatës nga vendi dhe nga Vermonti, SHBA, të cilët kanë performuar nga repertori i tyre ushtarak.

Në aktivitetin stërvitës të poligonit të armatës "Krivollak" marrin pjesë mbi 2200 pjesëtarë të armatave nga vendi, SHBA-ja, Shqipëria, Greqia, Italia, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Kosova. mb/

Foto: SHM e ARM-së 

 

QËNDRONI TË LIDHUR