• e hënë, 23 dhjetor 2024

Han: Është realisht e mundur që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së në vitet e ardhshme, por dhënia e një date të saktë është joserioze

Han: Është realisht e mundur që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së në vitet e ardhshme, por dhënia e një date të saktë është joserioze

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Komisari evropian për buxhet dhe administratë, Johanes Han konsideron se është e realizueshme që Maqedonia e Veriut t'i bashkëngjitet Bashkimit Evropian në vitet e ardhshme, por se është joserioze të jepet një datë e saktë. Në një intervistë për Televizionin Telma ai thotë se çështja “kur” është një formë e ndjeshme, sepse kjo varet nga përparimi i vendeve.

"Ajo që është e qartë, ajo që është ende e vlefshme dhe do të jetë edhe në të ardhmen, është se i gjithë procesi bazohet në merita. Kjo do të thotë se nëse shteti përmbush, duhet të marrë edhe meritat për të. Prandaj nuk presim që të gjithë të jenë gati për inkuadrim, por nëse një vend është gati më herët, atëherë duhet të jetë kështu. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, kjo është përshtypja që mora edhe pas diskutimeve të sotme, si dhe të gjithë informacionit që dëgjova dhe lexova se Maqedonia e Veriut ka bërë mjaft përparim në rrugën e saj drejt BE-së. Prandaj, mendoj se duhet të jemi optimistë, mendoj se është realisht e mundur që Maqedonia e Veriut t'i bashkohet Unionit në vitet e ardhshme. Por dhënia e një date të saktë është joserioze", ka thënë Han.

Në lidhje me atë se me çfarë argumentesh do të binden qytetarët për një tjetër lëshim për ndryshimet kushtetuese, Han tha se rrethanat e përgjithshme kanë ndryshuar ndjeshëm dhe se ekziston momenti dhe gatishmëria, duke theksuar se tashmë ka një angazhim të madh nga kryetarja e KE-së dhe mbështetje të fuqishme nga kryetari i Këshillit evropian për zgjerim.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR