Haland është lojtari i sezonit sipas përzgjedhjes së tifozëve të Sitit
- Erling Haland është zgjedhur lojtar i vitit 2022/23 nga tifozët e Mançester Sitit.
- Post By Fami Bajrami
- 18:23, 12 qershor, 2023

Mançester, 12 qershor 2023 (MIA) - Erling Haland është zgjedhur lojtar i vitit 2022/23 nga tifozët e Mançester Sitit.
Në sezonin e tij të parë në Mançester Siti, Haland ka shënuar 52 gola në të gjitha garat, më së shumti se çdo lojtar në top 5 ligat. Norvegjezi u bë golashënuesi më i mirë në Premier ligë dhe Ligën e kampionëve.
Vendi i dytë për nga votimi i takoi Kevin de Brujnes i cili më parë 4 vjet radhazi qëndronte në krye të përzgjedhjes. Vendi i tretë gjithnjë sipas tifozëve i ka takuar Nejtan Akes.
Foto: EPA