• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hakerë kinezë kanë vjedhur rreth 60 mijë emaile nga Departamenti amerikan i shtetit

Hakerë kinezë kanë vjedhur rreth 60 mijë emaile nga Departamenti amerikan i shtetit

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - Një nga përfaqësuesit e Senatit amerikan deklaroi për mediat britanike se hakerët kinezë kanë arritur të vjedhin rreth 60 mijë emaile nga Departamenti amerikan i shtetit.

Në fillim të këtij viti, hakerët kinezë kishin kryer tashmë sulme të ngjashme dhe kanë bërë jofunksional platformën për e-postën e Majkrosoftit.

Këtë herë, hakerët arritën në rreth 60.000 porosi elektronike dhe ato u vodhën nga dhjetë llogari të ndryshme të Departamentit të shtetit. Rasti ka nxitur tensione shtesë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me çka Pekini zyrtar ka mohuar çdo përfshirje në këto aksione.

"Ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë kundër sulmeve të tilla dhe të ngjashme kibernetike. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në të ardhmen", deklaroi me këtë rast senatori Erik Shmit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR