• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hagari: Sulmi izraelit shkaktoi dëm të vogël në një bazë ushtarake të IDF-së, u lëndua një vajzë

Hagari: Sulmi izraelit shkaktoi dëm të vogël në një bazë ushtarake të IDF-së, u lëndua një vajzë

Tel Aviv, 14 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësi i IDF-së, Daniell Hagari deklaroi se Irani ka lansuar dhjetëra raketa balistike drejt Izraelit, duke shkaktuar dëm të vogël në një bazë ushtarake.

Ai tha se shumica e raketave janë penguar nga sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze veprimi të gjatë Shigjeta (Arow). Raketat, siç tha ai, kryesisht janë rrëzuar jashtë hapësirës ajrore izraelite.

"Një sulm shkaktoi lëndim të një vajze në Negev, ndërsa sulmet tjera shkaktuan 'dëm të vogël në infrastrukturë' në një bazë ushtarake", informoi Hagari. Ai tha se aeroplanët ushtarakë kanë rrëzuar edhe dhjetëra raketa dhe dhjetëra dronë.

Sipas Hagarit, Irani ka lansuar më shumë se 200 projektilë drejt Izraelit.

Ai theksoi se incidenti nuk ka përfunduar. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR