Hadson Odoi para largimit nga Çellsi, karrierën me siguri do ta vazhdojë në Fulham
- Sulmuesi i krahut i Çellsit, Kalum Hadson Odoi (22) gjendet para largimit të ekipit londinez, ndërsa karrierën do të duhej ta vazhdojë në rivalin e qytetit Fulham, njoftojnë mediumet britanike.
- Post By Besnik Shuki
- 13:48, 29 korrik, 2023

Londër, 29 korrik 2023 (MIA) - Sulmuesi i krahut i Çellsit, Kalum Hadson Odoi (22) gjendet para largimit të ekipit londinez, ndërsa karrierën do të duhej ta vazhdojë në rivalin e qytetit Fulham, njoftojnë mediumet britanike.
Sipas mediumeve, vlera e transferit pritet të jetë diçka më shumë se pesë milionë euro.
Hadson Odoi nuk është në planet për sezonin e ardhshëm të trajnerit të ri të Çellsit, Maurisio Poketino, ndërsa klubi dëshiron të lirohet edhe nga obligimet rreth pagës së tij javore prej rreth 150.000 eurove.
Për shërbimet e Hadson Odoit interes të madh para tre viteve ka treguar Bajerni i Mynihut, por Çellsi e ka refuzuar ofertën e gjigantit gjerman. bsh/
Foto: Fejsbuk