• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guvernatorja i priti bursistët nga EFA - Forumi Evropian Alpbah

Guvernatorja i priti bursistët nga EFA - Forumi Evropian Alpbah

Shkup, 13 tetor 2024 (MIA) - Banka Popullore jep mbështetje për të rinjtë dhe zhvillimin e tyre në kuadrot e kualifikuara lartë, të cilët më tutje do të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe për të ardhmen e saj evropiane. Për këtë qëllim, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhoska, zëvendësguvernatorja Ana Mitreska dhe ekonomistja kryesore, Aneta Kërstevska i pritën bursistët e Forumit Evropian Alpbah (EFA) - Aleksandar Karatosho, Besar Bekiri, Ana Sofeska dhe Nikolla Donev, si dhe anëtarët e Shoqatës për nxitje të bashkëpunimit rinor, promovimit të paqes dhe stabilitetit - Komuniteti i Maqedonisë ALPBAH, Marko Paloski dhe Tea Cvetanovska, në takim në Bankën Popullore.

Në takim, siç informojnë nga Banka Popullore, bursistët e EFA i kanë ndarë përvojat dhe idetë e tyre në lidhje me mbështetjen të cilën institucionet mund ta japin për të rinjtë dhe për zhvillimin e tyre, si forcë lëvizëse e ardhshme ekonomike dhe shoqërore.

"Më detajisht ishte biseduar edhe për Memorandumin për bashkëpunim, të cilin Banka Popullore e nënshkroi me Klubin Alpbah, në gusht të këtij viti, me të cilin janë parashikuar më shumë aktivitete dhe projekte në fushën e edukimit financiar. Përmes bashkëpunimit dhe aktiviteteve të projektit hapen mundësi të reja për të rinjtë, për edukim, proaktivitet dhe risi", thuhet në kumtesë.

Në takim, gjithashtu, është theksuar edhe se përmes ndërtimit të partneritetit dhe përfshirjes së të gjitha institucioneve të interesuara, asociacioni dhe shoqata civile, Banka Popullore vazhdimisht punon në përforcimin e ndërgjegjësimit dhe përparimin e edukimit financiar në një bazë të gjerë në vend. sa/

Foto: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR