• e shtunë, 23 nëntor 2024

Guteresh për vizitë në rajonin kufitar mes Egjiptit dhe Gazës për të bërë thirrje për ndërprerje të zjarrit

Guteresh për  vizitë në rajonin kufitar mes Egjiptit dhe Gazës për të bërë thirrje për ndërprerje të zjarrit

Kajro, 23 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh po qëndron sot për vizitë në rajonin kufitar mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës që sërish të bëjë thirrje për ndërprerje të zjarrit në enklavën palestineze.

Guteresh sot arriti në Al Arish në pjesën veriore të Sinait, Egjipt, ku ndodhet një pjesë e madhe e ndihmës ndërkombëtare e dërguar dhe deponuar për Gazën.

Guvernatori rajonal Mohamed Shusha i tha Gutereshit se rreth 7.000 kamionë janë duke pritur në Sinain verior për të dorëzuar ndihmat për Gazën dhe se procedurat inspektuese që i kërkon Izraeli e ngadalësojnë dorëzimin e ndihmës.

Pritet Guteresh ta vizitpjë spitalin në Al Arish ku po mjekohen palestinezët e evakuuar nga Rripi i Gazës, si dhe të bisedojë me punonjësit e KB-së në anën egjiptiane të vendkalimit Rafah.

Izraeli kërcënon se do të fillojë operacion të madh ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin, ku nga luftimet i strehuan mbi 2,4 milionë banorë të Rripit të Gazës. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR