• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guteresh: Gjuha e urrejtjes është një tregues i diskriminimit, keqpërdorimit, konflikteve dhe krimeve kundër njerëzimit

Guteresh: Gjuha e urrejtjes është një tregues i diskriminimit, keqpërdorimit, konflikteve dhe krimeve kundër njerëzimit

Nju Jork, 18 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër urrejtjes, theksoi se gjuha e urrejtjes është tregues i diskriminimit, keqpërdorimit, dhunës, konflikteve dhe krimeve kundër njerëzimit.

"E pamë se si zhvillohej nga Gjermania naziste në Ruanda, Bosnje e më gjerë. Nuk ka nivel të pranueshëm të gjuhës së urrejtjes. Të gjithë duhet të punojmë për çrrënjosjen e plotë të tij", theksoi Guteresh.

Ai shtoi se muajt e fundit, gjuha e urrejtjes antisemitike dhe anti-myslimane është rritur në internet dhe në fjalimet publike të liderëve me ndikim.

"Gjuha e urrejtjes mund të drejtohet kundër grave, refugjatëve, emigrantëve, personave me gjini të ndryshme dhe transgjinore, si dhe ndaj pakicave, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Guteresh thekson se shtetet kanë një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar për të parandaluar dhe luftuar kundër nxitjes së urrejtjes, si dhe për të promovuar diversitetin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe solidaritetin.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, më të prekurit nga gjuha e urrejtjes, veçanërisht në internet, janë të rinjtë të cilët duhet të jenë gjithashtu pjesë e zgjidhjes. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR