• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guteresh e dënoi sulmin vdekjeprurës në afërsi të Rafas

Guteresh e dënoi sulmin vdekjeprurës në afërsi të Rafas

Nju-Jork, 28 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh i dënoi sulmet ajrore vdekjeprurëse të Izraelit në afërsi të Rafas në Rripin e Gazës.

"I dënoj veprimet e Izraelit në të cilat vdiqen shumë civilë të pafajshëmm të cilët vetëm kërkonin strehim nga ky konflikt vdekje prurës", ka shkruar Guteresh në X.

"Nuk ka vend të sigurt në Gazë. Ky tmerr duhet të ndalet", theksoi ai.

Këshilli i sigurisë i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë mbledhje urgjente pas sulmit ajror vdekjeprurës të Izraelit në afërsi të Rafas në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Mbledhja urgjente ishte kërkuar nga Algjeria, ndërsa ishte mbështetur nga Sllovenia, njoftuan diplomatë, transmeton DPA.

Autoritetet shëndetësore të Hamasit në Gazë njoftuan se 45 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmin ajror të dielën në të cilin ishin goditur tenda në të cilat janë vendosur personat e zhvendosur.

Shumica e viktimave në sulmin ajror janë gra dhe fëmijë, njoftuan autoritetet shëndetësore, duke e përshkruar incidentin si "masakër". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR