• e diel, 29 shtator 2024

Guteresh: Është e papranueshme papërgjegjësia për vrasjet e personelit të KB-së dhe punonjësve humanitarë

Guteresh: Është e papranueshme papërgjegjësia për vrasjet e personelit të KB-së dhe punonjësve humanitarë

Nju-Jork, 12 shtator 2024 (MIA) - Mungesa e përgjegjësisë për vrasjet e personelit të Kombeve të Bashkuara dhe punonjësve humanitarë në Rripin e Gazës është "tërësisht e papranueshme", deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Duke e përhkruar hakmarrjen izraelite kundër Hamait në Gazë, Gutereh në intervistë për agjencinë Rojters tha se ka pasur "shumë raste dramatike të shkeljes të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe mungesë të plotë të mbrojtjes efikase të civilëve".

"Ajo që po ndodhë në Gazë është tërësisht e papranueshme", tha ai.

Sipas të dhënave të KB-së, gjatë konfliktit janë vrarë pothuajse 300 punonjës humanitarë, që janë mbi dy të tretat e personelit të KB-së.

Guteresh tha se duhet të ketë hetim efikas dhe përgjegjësi për vdekjen e tyre.

Para takimit vjetor të liderëve botërorë të Asamblesë së përgjithshme të KB-së gjatë këtij muaji, Guteresh vitin e kaluar e vlerësoi si "shumë të rëndë". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR