• e diel, 22 dhjetor 2024

"Gugëll" filloi me fshirjen e adresave, profileve dhe emaileve joaktive

Los Anxhelos, 28 nëntor 2023 (MIA) - "Gugëll" në dhjetor do të fillojë të fshijë miliona profile të shërbimit "G-mejl", "Drajv" dhe "Foto" të cilat nuk shfrytëzohen. Ajo si pjesë nga masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesve.

Përpjekja synon të adresojë cenueshmërinë e profileve joaktive, të cilat mund të mbështeten në fjalëkalime të vjetruara ose të ripërdorur dhe nuk kanë vërtetim "Gugëll" ku theksohet se këto profile janë të nënshtruara ndaj sulmeve kibernetike dhe keqpërdorimin e të dhënave, identitetit, por edhe një terreni të mundshëm për rrjedhën e përmbajtjeve të padëshiruara ose përmbajtjeve qëllimkeqe.

Fshirja do të fokusohet në llogaritë që kanë qenë joaktive për dy vite. Kjo vlen vetëm për profilet personale të përdoruesve individual, jo atë të kompanive, shkollave ose institucioneve të tjera.

Si ta ruani profilin tuaj? Për t'i ikur fshirjes, përdoruesi duhet të lajmërohet të paktën një herë në dy vjet. Përveç kësaj, abonimet ekzistuese që lidhen me një llogari "Gugëll" kontribuon në ruajtjen e statusit aktiv të profilit.

Kjo qasje proaktive inkurajon përdoruesit të përdorin më rregullisht shërbimet e "Gugëll" duke parandaluar ose vështirësuar abuzimet e mundshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR