Guerrilët kolumbianë e liruan babain e Diazit
- Babi i futbollistit të Liverpulit, Ruben Diaz u lirua pas rrëmbimit 13-ditor nga kryengritësit e grupit kolumbian ELN, njoftuan sonte mediumet lokale.
- Post By Besnik Shuki
- 20:44, 9 nëntor, 2023

Bogotë, 9 nëntor 2023 (MIA) - Babi i futbollistit të Liverpulit, Ruben Diaz u lirua pas rrëmbimit 13-ditor nga kryengritësit e grupit kolumbian ELN, njoftuan sonte mediumet lokale.
Persona të panjohur i kanë rrëmbyer prindërit e Diazit të shtunën e kaluar në vendlindjen e fudbollistit kolumbian, Baranakas. Nëna e tij së shpejti u lirua nga ushtria, por babai u mbajt gati dy javë.
"Babai i yllit të Liverpulit u lirua dhe është në rrugë për në qytetin Valedupar, në veriperëndim të vendit, në helikopter të forcave ushtarake. Familja e tij tashmë e feston këtë lajm", publikoi gazeta kolumbiane "EL Tempo". bsh/
Foto: Fejsbuk