• e shtunë, 04 janar 2025

Guardiola pas komentit të tij për vetëpërcaktim: Nuk kam për qëllim të minimizojë temë shumë seroze 

Guardiola pas komentit të tij për vetëpërcaktim: Nuk kam për qëllim të minimizojë temë shumë seroze 

mançester, 27 nëntor 2024 (MIA) - Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola i ka shpjeguar komentet e tij pas barazimit 3-3 me Feenordin holandez në Ligën e kampionëve dhe tha se nuk ka dashur t'i nënçmojë problemet me vetëlëndim.

Guardiola para mediave u paraqit me prerje në hundë dhe gërvishtje në kokë, ndërsa në pyetjen për pamjen e tij, ai u përgjigj me buzëqeshje: "dua që të vetëlëndohem".

Disa orë më vonë, eksperti spanjoll e ka shfrytëzuar profilin e tij të platformën sociale Instagram që të publikohet deklaratë.

"Mbrëmë në fund të konferencës për shtyp më kapi të papërgatitur pyetja për një gërvishtje që u shfaq në fytyrën time dhe e shpjegova si një thua i mprehtë që e shkaktoi aksidentalisht", ka shkruar Pep Guardiola, duke shtuar: "Me përgjigjen time në asnjë mënyrë nuk synova të minimizoja një temë serioze siç është vetëlëndimi. E di që shumë njerëz luftojnë me probleme të shëndetit mendor çdo ditë dhe do të doja të shfrytëzoja këtë moment për të theksuar një nga mënyrat se si njerëzit mund të kërkojnë ndihmë duke telefonuar linjën e ndihmës".

Siti e ndërperu serinë e humbjeve me barazim kundër Feenord, por pranoi tre gola në 15 minutat e fundit të ndeshjes. mb/

Foto. printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR