Guardiola për debaklin ndaj Arsenalit: Shpreh keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur pas humbjes së djeshme ndaj Arsenalit.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:48, 3 shkurt, 2025
Mançester, 3 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur pas humbjes së djeshme ndaj Arsenalit.
"Qytetarët" humbën nga "Topçinjtë" në terrenin si mysafir me rezultat 5:1 në kuadër të xhiros së 24-të të Premier ligës.
"Shpreh keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, harruam se çfarë duhej të bënim, çfarë po bënim për 65-70 minuta. Sigurisht që është e vështirë të luash në këtë stadium, kundër kësaj skuadre. Pas epërsisë së tyre të hershme, ne u konsoliduam dhe luajtëm shumë, shumë, mirë. E barazuam rezultatin, por në minutën tjetër ata kaluan sërish në epërsi. Më vjen keq për 15-20 minutat e fundit, përndryshe ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. Është e vështirë ta kuptoj këtë duke ditur rezultatin, por kështu ndihem. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, ne japim shumë, duke e ditur që nuk duhet të ndodhë, por ndodhë. Këto periudha duhet t'i tejkalojmë, nuk duhet të humbim kontrollin, ndeshja zgjat 90-95 minuta", deklaroi Guardiola.
Mançester Siti me 41 pikë nga 24 ndeshje ndodhet në vendin e 4-të në Premier ligë.
Arsenali ka 50 pikë nga 24 raunde dhe është i dyti pas liderit Liverpulit që ka 56 pikë në 23 ndeshje. qa/
Foto: EPA