Guardiola: Kthimi i Gundoganit është privilegj
- Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola foli për kthimin e lojtarit për lidhje, Ilkaj Gundogan nga Barcelona në radhët e "qytetarëve" një ditë para ndeshjes së xhiros së dytë të Premier ligës me Ipsviç Taun.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:14, 23 gusht, 2024
Mançester, 23 gusht 2024 (MIA) - Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola foli për kthimin e lojtarit për lidhje, Ilkaj Gundogan nga Barcelona në radhët e "qytetarëve" një ditë para ndeshjes së xhiros së dytë të Premier ligës me Ipsviç Taun.
Ish-reprezentacioni gjerman luajti për Sitin prej vitit 2016. Ai e mbajti shiritin e kapitenit të kampionit anglez në ekspeditën e tyre për kurorën e trefishtë (Premier ligë, FA Kupa dhe Liga e kampionëve) në sezonin 2022/23 pas çka nënshkroi për ekipin Bllaugrana.
"Ky është privilegj për të gjithë ne, nder. Kam thënë shumë herë, ky klub udhëhiqet shumë mirë. Unë si trajner, por edhe lojtarët, kemi gjithçka që na nevojitet për ta kryer punën. Ilkaj pati fjalë të mira për përvojën e tij në Barcelonë, ndërsa sezonin e kalaur luajti mirë. I dua mesfushorët, si dhe cilësitë e tyre. Mund të prështatet në dy deri tre pozicione", deklaroi eksperti spanjoll për Gundoganin dhe shtoi se përvoja e 33-vjeçarit është përparësi për Sitin. ab/
Foto: Arkivi